Një 55-vjeçare në Kamzë në zonën e frutikulturës është gjetur e vdekur në banesë dhe dyshohet që ajo të ketë varur veten.
Viktima është me iniciale Sh.L. njofton Policia e Tiranës, që sqaron se u vunë në lëvizje për këtë ngjarje pas kallëzimit të bërë nga familjarët e viktimës.
Nga verifikimet dhe hetimet e deritanishme ka rezultuar që 55-vjeçarja dyshohet të jetë vetëvarur në datën 4 Shtator rreth orës 15:00.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka ndaluar bashkëshortin e viktimës, 56-vjeçarin Sh.L. Sipas bluve, bashkëshorti nuk ka kallëzuar ngjarjen në polici, por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se 55-vjeçarja ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.
56-vjeçari është ndaluar nën dyshimin për veprat penale “shkaktim i vetëvrasjes” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. /tvklan.al