Vetaksident i rëndë në Gjakovë: Vetura godet murin e një shtëpie, shoferi në rrezik për jetën

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Skivjan të Gjakovës, ku një veturë është përplasur për murin e një shtëpie dhe për pasojë shoferi ka pësuar lëndime serioze dhe ndodhet në rrezik për jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, shoferi dyshohet se u vetaksidentua pasi humbi kontrollin mbi veturë për shkak të mospërshtatjes së kushteve të rrugës në të cilën po lëvizte. 

Përplasja në murin e një shtëpie ishte aq e fortë, sa shoferi mori lëndime të rënda trupore dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Gjakovës për të marrë ndihmën e parë e më pas u transferua në QKUK.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se shoferi, i moshës 29-vjeçare, i cili po trajtohet në këtë qendër ndodhet në rrezik për jetën.

Në vendin e ngjarjes janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe është tërhequr vetura, në të cilën janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *