Vesa Vllasaliu e pranon se është në një lidhje dashurie?

Bukuroshja nga Gjilani, Vesa Vllasaliu, ka qenë një personazh shumë i komentuar këtë kohë.

Kjo për faktin se në Big Brother VIP Kosova 2 bëri një rrëfim për ish-partnerin e saj, futbollistin Mërgim Berisha.

Ajo e ka bërë me dije se shoqja e ngushtë ia ka marrë burrin, me të cilën tashmë edhe është martuar.

Foto: Screenshot/YouTube

Në disa detaje tjera, konkurrentja theksoi se ka qenë shtatzënë dhe se më pas e ka humbur fëmijën.

E në ditën e sotme (e diel), Vllasaliu ka treguar se është në një romancë dashurie.

Foto: Screenshot/YouTube

Derisa Lumbardhi iu drejtua me një fjalë përkëdhelëse, ajo tha se nuk ka nevojë t’i thotë pasi e ka dikë.

Megjithatë, Vesa nuk ka zbuluar më shumë rreth partnerit të ri. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *