Vesa Smolica përfaqësoi Shqipërinë në mënyren më të mirë në festivalin Ballkanik të Ohrit, merr vendin e tretë

Të shtunën u mbajt festivali vjetor, ’Ohrid Fest 2022’.

Në këtë festival morën pjesë të gjitha shtetet ballkanike përveç Kosovës.

Përtej kësaj, një këngëtare nga Kosova mori pjesë në këtë festival.

Bëhet fjalë për Vesa Smolica, e cila përfaqësoi Shqipërinë me këngën e saj “Kaj”.

Këngëtarja shqiptare shënoi një sukses mjaft të kënaqshëm, pasi në mesin e shumë pjesëmarrësve, ajo arriti të marrë çmimin e tretë.

Këtë e bëri të ditur vetë Vesa përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’.

“Miq të dashur, mbrëmë isha pjesëmarrëse dhe përfaqësuese e Shqipërisë në ‘Ohrid Fest 2022’, i cili mbahet në Ohër. Në mbrëmjen e artistëve ndërkombëtarë, u paraqita me këngën time ‘Kaj’ para një jurie prestigjioze me artistë, kompozitorë, tekstshkrues e këngëtarë të njohur në të gjithë Evropën, nga të cilët u vlerësova me vendin e tretë në këtë festival ndër artistë të tjerë. Falënderoj Avni Qahilin që më mundësoi pjesëmarrjen dhe për veshjen kreatoren Blerina Kllokoqi Rugova”, shkroi Vesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *