Një njoftim ka publikuar Komuna e Drenasit, ku njofton të gjithë qytetarët se pas vazhdimit të reshjeve të dendura të shiut, disa rrugë, sidomos mbi ura, janë bërë vështirë të kalueshme, ndaj kërkojmë nga qytetarët që të kenë kujdes dhe të evitojnë ato pjesë ku ka rrezik.
Rruga regjionale Drenas- Obiliq, tek lagja Morina në Çikatovë të Vjetër në drejtim të “Guri i Plakës” janë vështirë të kalueshme, ndaj lusim qytetarët që t’i shmangën kësaj rruge dhe të përdorin rrugë të tjera alternative.
Po ashtu edhe rruga regjionale Drenas- Prishtinë, përkatësisht afër trafo-stacionit të KEDS-it, rruga është me ujë, por e kalueshme.
Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet pa nevojë dhe t’i shmangen rreziqeve në rrugët ku vërshimet janë me të dendura. Lladrovci ka kërkuar nga qytetarët të kenë mirëkuptim e bashkëpunim, për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga rëniet e dendura të shiut.
Me shpresën që kjo gjendje të tejkalohet, Komuna e Drenasit falënderon për mirëkuptim!