Vera Myrtaj është 37-vjeçarja shqiptare me banim prej vitesh në Itali e cila dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj. Ky i fundit është gjetur i vdekur menjëherë pas vrasjes së ish-gruas dhe bashkëjetuesit të saj.
Fillimisht u dyshua për një vetëvrasje të çiftit por më pas u zbulua se çifti ishin vrarë me thikë. Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e djeshme në banesën ku çifti bashkëjetonte.
Sipas mediave italiane, shkak i krimit ka qenë fakti se ish-bashkëshorti i 37-vjeçares nuk pranonte dot faktin se ajo kishte krijuar një lidhje të re. Autori i dyshuar u arratis me makinë pas ngjarjes.
Ka qenë vajza 15-vjeçare e viktimës ajo që alarmoi forcat e policisë pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj prej disa orësh.
Një armë zjarri dhe një thikë u gjetën në vendngjarje.