Kjo verë për estradën shqiptare ka qenë e mbushur me hite, ndeja e festivale të shumta.
Disa shkëlqyen por kishte nga ata që shënuan rënie, shkruan Neutral.al
E fillojm me Unikkatilin që publikoi dy këngë dhe u aktivizua shumë me koncerte.
Edhe pse kënga e fundit “Je ngulë” e Unikkatilit në bashkëpunim me Don Phenom nuk ishte më e mira e mundshme, reperi legjendar përsëri arrit të mbush diskotekat plotë.
Noizy ndoshta ishte artisti me më së shumti projekte e koncerte këtë verë.
Ai po ashtu organizoi koncertin e madh midis Tiranës “Alpha Show” që mblodhi artistë vendor e ndërkombëtar. Një sukses i jashtëzakonshëm për Noizyn që po vazhdon të jetë tejet i kërkuar.
Në Kosovë artisti që po e mposhtë muzikën moderne dhe po vazhdon të mbush diskotekat është Labinot Tahiri.
“Maestro i atmosferës” kjo nofkë e vënë nga “Neutral.al” që i shkon Labit që ka perfomanca fantastike në çdo ndejë.
Nga reperët në Kosovë vlen të veçohen Ledri Vula, Mc Kresha, Lyrical Son, Don Xhoni dhe Bardhi.
Ledri si çdo verë sjell hite, ka shumë koncerte dhe ishte i ftuar në “Sunny Hill Prishtinë”, do jetē edhe në edicionin e Tiranës dhe ishte pjesë e një festivali në Hungari.
MC Kresha dhe Lyrical Son, dyshja e preferuar e publikut s’patën shumë projekte por kishin shumë koncerte dhe festivale.
Ata ishin në edicionin e “Sunny Hill” në Prishtinë, do të jenë edhe në Tiranë. Ishin në një festival në Hungari, ishin në koncertin madhor të Noizyt “Alpha Show” dhe do jenë në festivalin me dyer të mbyllura në Gjermani “Easy Shqip”.
Kënga “Semafori” e dyshes bëri jehonë këtë verë dhe është shndërruar në një lloj himni.
Don Xhoni goditi fuqishëm tregun me këngën “Katile”. Këngë që ishte melodi e verës. Koncerte të shumta e mbajtën të zënë reperin.
Bardhi ishte mjaft aktiv me këngë e koncerte. Edhe pse i ri në skenë, Bardhi po është nga më të kërkuarit.
Artistët tjerë që patën një verë tejet të mirë ishin Tayna, Dhurata Dora, Donjeta Morina, Dafina Zeqiri, Elvana Gjata, Butrint Imeri dhe Yll Limani.
Tayna bëri bujë si çdo verë tjetër. Këngë, koncerte me bollëk. Çdo këngë hit, duke treguar se është një “bishë” në estradë.
Dhurata Dora e Elvana Gjata si gjithmonë aktive me projekte dhe në koncerte.
Te dyjat ishin të ftuar në “Sunny Hill Prishtinë”. Po ashtu patën koncerte të shumta.
Donjeta Morina ishte po ashtu njëra nga këngëtaret që ishte shumë aktive. Shumë koncerte po ashtu edhe projekte që bën bujë. Çdo verë e më shumë Donjeta po tregon se pse është një nga artistet më të mira në vend.
Dafina Zeqiri po vazhdon shkëlqimin e saj. Një nga artistet më në formë. Projekte plot kualitet dhe shumë të pëlqyera nga publiku.
Butrint Imeri dhe Yll Limani edhe këtë verë u përkujdesen t’a ëmbëlsojnë verën me projektet e tyre. Publiku vazhdon t’i dojë e përkrahë.Ata ishin më të kërkuarit në diskotekat shqiptare. Këngët e tyre mund t’i dëgjoni në çdo qytet shqiptar. Dyshja ishin fantastik këtë verë.
Kush nuk shkëlqeu këtë verë?
Reperat si Lumi B, Majk, Fero, Gjiko nuk arritën që këtë verë të lënë gjurmë.
Përkundër se lansuan projekte, por shkëlqimi i tyre nuk ishte si vitet e kaluara. Koncerte patën por nuk “dhezën”.
Tek femrat, Melinda Ademi e Rina Balaj nuk u vërejten fare. Në Shqipëri Enca e Samanta dështuan këtë verë.
Ndërsa reperi që bëri bujë ishte Cllevio. Fillimisht përplasja me Noizyn, pastaj hiti “Paridi” e vendosën Cllevion në vendim e repërve që ishte nga më të përfolurit./Neutral.al/