Karateisti kosovar Ventor Gjuka, garoi sot në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, disiplina e katave në rërë.
Ventori pati paraqitje të mirë, por konkurrenca e fortë, bëri që ai të mos kualifikohet tutje.
Me 22.20 pikë, ai doli i katërti në grupin e tij prej gjashtë garuesve.
Dje garoi edhe Alma Loki, e cila në total prej 22 garuesve, zuri vendin e nëntë.