Nesër do të mbahet protestë për rastin e Marigona Osmanin.
Kjo protestë është thirrur nga “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”, me anë të një postimi në Facebook, dhe po bëhet kundër vendimit të Apelit për kthimin në rigjykim të rastit të vrasjes së të ndjerës.
“Vendimi i Gjykatës së Apelit që ta dërgojë në rigjykim lëndën e vrasjes së Marigona Osmanit na revolton tej mase meqë përtej këtij rasti reflekton një praktikë të shpeshtë në rastet e dhunës ndaj grave dhe femicidit, e cila e kthen rastin në pikën zero, duke krijuar pasiguri për gratë në Kosovë dhe rrezikuar që Marigonës t’i bëhet padrejtësi edhe për së vdekuri”, thuhet në postim.