Vendimi pas tërmetit, Erdogan: Harrojini ndërtesat më të larta se 4 kate

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan deklaroi se nuk do të  bëhet asnjë kompromis për arkitekturën që do të ndërtohen banesat e reja pas tërmetit në zonat e prekura.

Gjatë një fjalimi nga takimi i Mbrojtjes Kombëtare të Rrezikut, tha se godinat do të jenë 3 deri në 4 kate.

“Në qytetet ku ndodhi tërmeti do të ndërtohen ndërtesa 3 ose 4 kate. Harrojini pallatet më shumë se 4-katëshe”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ai vuri në dukje se janë të vendosur të mos lejojnë ndërtimin e ndërtesave në zonat ku kryqëzohen vijat e thyerjes tektonike, duke thënë se “Do të ndryshojmë habitatet nga stepat në male, do të ndërtojmë habitate të reja”.

Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet shkatërrimtar më 6 shkurt, ku mbetën të vdekur mbi 50 mijë qytetarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u plagosën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *