Vendim i çuditshëm në Itali, klubi i Serie A rikthen në punë trajnerin dy ditë pas shkarkimit

Davide Nicola është rikthyer si trajner i Salernitanas vetëm dy ditë pasi u shkarkua, konfirmoi klubi i Serie A këtë të mërkurë. Salernitana tregoi dy ditë më parë se Nicola ishte shkarkuar, dhe pushimi i tij erdhi pas humbjes 8-2 nga Atalanta në kampionat.

Trajneri diskutoi “kokë më kokë” me presidentin e klubit Danilo Iervolino dhe i kërkoi që të vijonte me projektin e nisur, duke bindur numrin një të klubit që t’i jepte edhe një tjetër mundësi.

Kësisoj, Nicola do vijojë të jetë trajner i Salernitanës deri në fundin e sezonit, edhe pse kontrata e tij skadon në verën e 2024. 49-vjeçari u ul në stolin e ekipit nga Salerno mesin e sezonit të shkuar dhe ia doli të qëndrojë në Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *