Ronaldo Sharka është bërë pjesë e Big Brother Albania VIP 2 duke qenë i ndarë nga pjesa tjetër e banorëve. Ky vendim i produksionit u pasua duke i dhënë mundësinë e zgjedhjes moderatorit, për një tjetër banor që do e shoqërojë.
Ronaldo i ka parë të gjithë banorët dhe më pas ka zgjedhur për të ndarë eksperiencën e tij me Zhaklina Gjollën, e cila nuk u duk mjaft e lumtur fillimisht. Ata sëbashku do qëndrojnë aty për një kohë të pacaktuar.
Big Brother Albania VIP 2 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa nuk kanë munguar lojërat e shumta në këtë fillim.