Veganët hedhin trëndafila mbi mishin në supermarket, mbajnë zi për kafshët 

Protestat e veganëve në sportelet e mishit të supermarketeve janë të zakonshme, por një protestë e tyre i kanë lënë pa fjalë njerëzit e tjerë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, disa prej tyre kanë vendosur trëndafila mbi mishin e paketuar për të mbajtur zi për kafshët e ngordhura.

Veganët morën përsipër t’i ‘i bëjnë homazhe’ produkteve të mishit sikur të ishin në një funeral. Videoja, e cila është realizuar kohë më parë por së fundmi është rishfaqur në Twitter, shfaq disa njerëz që grumbullohen rreth banakut të mishit në një supermarket.

Në sfond dëgjohet një muzikë orkestrale ndërkohë që njerëzit vënë lule mbi mish.

Videoja në fjalë ka grumbulluar miliona shikime e ka ngjallur mijêra reagime nga përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët janë ndarë në disa pjesë.

Disa e konsiderojnë këtë veprim të veganëve si diçka qesharake dhe nisën të talleshin me ta, ndërkohë që kishte edhe nga ata që thanë se vendosja e luleve mbi mish është shenjë respekti për kafshët e ngordhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *