Përderisa banorët po shijonin kohën e ftohtë të janarit në hapësirat e oborrit të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, një prej tyre ka përcjellë një përshëndetje të veçantë.
Bëhet fjalë për konkurrentin më të ri në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, Vedat Bajramin, i cili gjatë mbrëmjes së sotme i ka përshëndetur të dy vajzat e tij.
“Tash me siguri, të dy çikat i kam zgjuar. Toka dhe Luna shiheni babain duke e bërë ‘monkeyn’ (majmunin)”, ka thënë Vedati drejtuar vajzave të tij.