Kombëtarja e Kosovës të martën mbrëma do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” do të presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:4.
Kjo do të jetë ndeshja e dytë pas barazimit 1:1 me Izraelin të shtunën.
Në prag të kësaj ndeshje, Vedat Muriqi ka treguar nëse është duke e agjëruar muajin e Ramazanit ai apo dikush prej futbollistëve tjerë.
“Unë personalisht jo, sepse një ditë para lojës ose ditën e lojës nuk agjëroj. Nuk mundem”, tha prizrenasi.
“Por, po janë disa shokë që agjërojnë. Për ju dhe kushdo që agjëron, Zoti iu ndihmoftë”, deklaroi Muriqi.