‘Veç në Kosovë’, kështu mund të bëhesh analist politik në studio!

Analisti kosovar, Afrim Kasolli, ka thënë se vetëm në Kosovë bëhet e mundur që njerëzit bëhen analistë politikë në studio televizive pa e shkruar apo botuar kurrë ndonjë shkrim mbi fenomenet sociale, politike dhe kulturore.

“Një qasje e tillë përfaqëson mjerim për sferën publike. Sepse debati nga hapësirë për ta pasuruar dimensionin epistemik të demokracisë, degjeneron në spektakël dhe në agjenda ditore politike. Kur krejt diskutimi fillon dhe shterret me këtë apo politikan, prej mëngjesit deri në darkë”, ka shkruar Kasolli.

“Në këtë mënyrë, kjo qasje analitike bëhet ushqim për këtë politikë dhe kjo politikë për këtë qasje analitike”, ka vazhduar më tej Kasolli.

Shkrimi i tij:

Vetem ne Kosovë bëhet e mundur që njerëzit bëhen analistë politike në studio televizive pa e shkruar apo botuar kurrë ndonjë shkrim mbi fenomenet sociale, politike dhe kulturore. Një qasje e tillë përfaqëson mjerim për sferën publike. Sepse debati nga hapësirë për ta pasuruar dimensionin epistemik të demokracisë, degjeneron në spektakël dhe në agjenda ditore politike. Kur krejt diskutimi fillon dhe shterret me këtë apo politikan, prej mëngjesit deri në darkë. Ne këtë mënyrë kjo qasje analitike bëhet ushqim për këtë politikë dhe kjo politikë për këtë qasje analitike. Dhe vazhdon rrethi vicioz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *