“Veç 4.4% më 2024” | LVV shpërndan postimin që e zë në rrenë Albin Kurtin për rritje ekonomike 10%

Lëvizja Vetëvendosje duket se më nuk po i beson kreut të saj dhe kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit,  i cili fliste për një rritje të madhe ekonomike që nga koha kur u ul në karrigen e kreut të ekzekutivit. 

Tashmë partia e kryeministrit po i beson edhe raporteve të Bankës Botërore.

LVV-ja ka shpërndarë sot një raport të Bankës Botërore, i cili tregon për rritjen ekonomike për vitin 2023, 2o24 dhe 2025, shkruan Demokracia.com.

Në këtë postim thuhet se “Banka Botërore parashikon që Kosova do të ketë rritje më të lartë reale ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitin 2023, 2024 dhe 2025”.

Ndërkohë, në nëntor të 2022, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik të Vjenës kishte thënë se ekonomia e Kosovës në atë vit ka pasur një rritje deri në 10.7 për qind, pavarvsisht që Banka Botërore kishte publikuar përqindje tjetër.

“Rritja ekonomike e Kosovës është 10.7 %, e cila është më e larta në rajon dhe më e madhja që nga paslufta e Kosovës, po ashtu kemi pasur rritje të GDP-së me 4 %. Ekonomia e Kosovës është duke u rritur shpejt, për çka është me rëndësi demokracia jonë është duke u forcuar. Kemi ardhur më afër tek aspiratat tona demokratike. Jam shumë i kënaqur që kryeministrat e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar tri marrëveshje të rëndësishme në Berlin. Marrëveshjet shpejt pritet të ratifikohen nga Kuvendet e Ballkanit Perëndimor”, kishte deklaruar Kurti.

Sipas Bankës Botërore, Rritja Reale e GDP-së për vitin që shkoi ishte 3.5%.  

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvetevendosje%2Fposts%2Fpfbid08c2EepYhRAZyCLYHu2LE9PUou4AoX7sGcJujdYXy3hfdDEi1ZT9sYyh4h9tw94CBl&show_text=true&width=500

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *