Vdiq me babain pasi i mori rrjedha e ujit/ 13-vjeçarit iu pre ëndrra në mes, ishte futbollist

Pjetër Rushaj 50 vjeç dhe Jason Rushaj, 13 vjeç, janë personat babë e bir që humbën jetën pasi u rrëmbyen nga rryma e ‘Përroit të Thatë’.

Dy viktimat humbën jetën pasi rrjedha e ujit mori makinën me të cilën po udhëtonin në Bogë të Malësisë së Madhe.

Në fillim rrjedha mori Jasonin, por babai i tij u hodh ta shpëtonte.

Ndërkohë tragjedia i preu ëndrrën në mes të voglit.

I mituri ishte pjesë e ekipit të Akademisë së Futbollit “Djelmnia Shkodrane.”

E mbijetuara është vajza që kishte zbritur nga mjeti vetëm pak minuta më herët për të marrë një kavo për të tërhequr mjetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *