Një grua ka humbur jetën në Mitrovicë, si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit.
Policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”, derisa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë që dyshohet se është përdorur në rast.
Rasti ka ndodhur të shtunën mbrëma rreth orës 19:35.
“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.