Një vdekje e dyshimtë është shënuar ditën e djeshme në Hajvali të Prishtinës. Rastin e ka konfirmuar Policia sot përmes raportit 24-orësh.
Viktima është e gjinisë femërorë.
‘’Hajvali, Prishtinë (NN) 06.05.2023-14:03. Pas marrjes së një informate për vdekje të dyshimtë, njësiti policor ka dalë ne vend ngjarjes, ku aty kanë qenë edhe ndihma e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare, ekipet kompetente dhe IML janë njoftuar. Rasti ka ndodhë në banesën e viktimës’’, thuhet në raportin e Policisë.