Vdes një 67-vjeçare në Dragash, dyshohet për dhunë në familje

Një grua 67-vjeçare  ka vdekur në fshati Kuk të Dragashit.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë se dyshohet se ka pasur dhunë në familje.

Sipas Policisë, ajo ka vdekur në ora 05:00 të mëngjesit, të hënën.

“Ka vdekur në shtëpinë e saj në moshën 67-vjeçare, dyshohet që ka shenja dhune në trup”, ka thënë ai.

Bytyqi tregoi se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzamenim mjeko-ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *