Vdes një 61-vjeçare në QKUK, për 126 ditë sa qëndroi në spital s’u vizitua nga asnjë familjar

Një grua e moshës 61-vjeçare është ndarë nga jeta mbrëmjen e kaluar teksa po trajtohej në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se kanë nisur hetimet lidhur me rastin, pasi nga stafi mjekësor është thënë se e ndjera është trajtuar për 126 ditë në Klinikë, por që gjatë kësaj kohe asnjëherë nuk është vizituar nga ndonjë familjar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *