Vdes një 19-vjeçar në Suharekë, dyshohet se i shkrepi arma zyrtare e babait polic

Një ngjaje e rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë së enjtes në Suharekë.

Një 19-vjeçar ka vdekur si pasojë e shkrepjes së armës e cila dyshohet se i përket babait të tij, i cili është zyrtar policor, që ishte jashtë detyrës zyrtare.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha për Klankosova.tv se rasti ka ndodhur në banesën e viktimës.

Gashi tha se dyshohet që viktimës i ka shkrepur arma gjatës manipulimit me të.

“Viktima nga ana e ekipit të urgjencës është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga ana e mjekut kujdestar konfirmohet vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri dhe një gëzhojë”, tha Gashi.

Lidhur me rastin, ai tha se është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe IPK (Inspektorati Policor i Kosovës) të cilët kanë dalë në vendin e ngjarje. Ata, bashkë me zyrtarët e Sektorit Rajonal të Hetimeve të DRP-së së Prizrenit, do ta vazhdojnë hetimin e rastit të cilësuar si “Vdekje e Dyshimtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *