Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka vdekur nipi i tij, Mustafë Ahmetxhekaj.
Ish-kryeministri Haradinaj tregoi në një postim në Facebook se Ahmetxhekaj u përball me një sëmundje të rëndë.
Teksa i shprehu ngushëllime familjes Ahmetxhekaj, Haradinaj tha se është i pikëlluar për vdekjen e nipit të tij.
“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nipit tim, Mustafës, i cili kishte kohë që ballafaqohej me një sëmundje të rëndë”, shkroi Haradinaj.