Një 62-vjeçar ka vdekur mëngjesin e kësaj të enjte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi një ditë më parë është goditur nga një veturë në Ferizaj.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Riza Matoshi” rreth orës 13:50, ku ishin të përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte B.S ( F/K) e moshës 39 vjeçare dhe një biçikletë të cilën e drejtonte H.S ( M/K) i moshës 62-vjeçar.
“Për pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore pëson ngasësi i biçikletës, të cilin për ndihmë mjekësore e dërgojnë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media.