Vdes mjeku i njohur kosovar

Mjeku e humanisti i njohur, Ali Iljazi ka vdekur sot.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur nga Komuna e Gjakovës.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e njërit prej ikonave të qytetit të Gjakovës, mjekut të shumë familjeve gjakovare, Prim. Med. Dr. Sci. Ali Iljazi.

Nuk ka njeri jo vetëm në Gjakovë, por edhe në qytete tjera që së paku një herë nuk ka gjetur mbështetje tek Dr. Aliu, qoftë përmes kurave të tij mjekësore, qoftë përmes fjalëve të ëmbla, që shpesh herë ishin ilaq për të sëmurin.

Komuna e Gjakovës, shpreh ngushllimet më të sinqerta për familjen Iljazi, bashkëpunëtorët, miqtë e Dr. Aliut dhe të gjithë qytetarët e Gjakovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *