Ka vdekur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari. Ai vdiq në moshën 86-vjeçare.
Njoftimi u bë nga Presidenca finlandeze.Ahtisaari shërbeu në pozitën e presidentit të Finlandes nga viti 1994 deri në vitin 2000.
Po ashtu, politikani i njohur finlandez udhëhoqi bisedimet për statusin e Kosovës, në Vjenë.Martti Ahtisaari, e fitoi edhe çmimin Nobel për paqe në vitin 2008-të.
Gjatë karrierës, Ahtisaari shërbeu edhe në disa pozita të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme të këtij vendi si dhe në OKB.I pikëlluar për vdekjen e 86 vjeçarit u shpreh edhe presidenti aktual i Finlandes Sauli Niinisto.
“Marti Ahtisaari besonte në njerëzit, qytetërimin dhe mirësinë, dhe ai jetoi një jetë të mrekullueshme, të jashtëzakonshme. Ai ishte presidenti i kohërave të ndryshimit, i cili e çoi Finlandën në epokën globale të BE-së”, tha ai.