Ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, personi i cili ishte goditur nga një veturë në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të policisë, viktima ka ndërruar jetë rreth orës 01:10 të së enjtes.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fushë Kosovë .27.07.2022-20:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditë një këmbësor mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK ku me datë 28.07.2022 rreth orës 01:10 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.