Një 20-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një serë në Itali, ku ai punonte. Mediat italiane dyshojnë se shqiptari ka vdekur nga vapa e madhe. Ai u rrëzua papritur në tokë dhe u gjet pa shenja jete.
Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Caserta për hetime të mëtejshme.
Vetëm pak kohë më parë, i riu, ishte bashkuar me familjen e tij, e cila kishte vite që jetonte në Sparanise, në Agro Caleno.
Ashtu si prindërit e tij, 20-vjeçari kishte gjetur punë në një fermë të madhe të specializuar në kultivimin e serave.