Vdes 50 vjeçari nga Mitrovica pas shpërthimit të bombolës së gazit

Mbrëmë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka vdekur një 50 vjeçar nga Mitrovica.

Si pasojë e djegieve që i ka pësuar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, ai vdiq.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i repartit të intensives.

“Ka vdekur mbrëmë rreth orës 21:30. Ka qenë duke u trajtuar që disa ditë tek ne. Fatkeqësisht nuk ka arritur të i mbijetojë plagëve që i ka marrë nga djegiet. Ai ka pësuar një djegie në shkallë prej 40 për qind” – tha Uka.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin Vllahi në ora 13:00, bëjnë të ditur familjarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *