Vdes 42-vjeçari që u plagos para më shumë se një muaji në Dujakë të Gjakovës

Është ndarë nga jeta gati dy muaj pasi u plagos rëndë me armë zjarri, 42-vjeçari Muhamet Juniku nga fshati Dujakë e Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi u bë i ditur përmes postimeve të familjarëve në rrjetin social Facebook.

Juniku nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit e cila dyshohet se u shkrep nga Shpejtim Knushi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *