Vdekje e dyshimtë në Pejë: Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij, ai ishte…

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në një familje në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ku në 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e tij.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i ndjeri u gjet pa vetëdije nga një familjar, i cili shkoi ta vizitonte. Ai u trondit kur e gjeti atë të shtrirë në shtrat dhe njoftoi menjëherë Policinë e Autoambulancën.

Sinjali mëson se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që sipas informacioneve të para viktima ka qenë përdorues i substancave narkotike. 
Pas mbledhjes së informacioneve, burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *