Katërvjeçari i cili vdiq paraditen e kësaj të enjtje në një fshat të Ferizajt, thuhet se po lozte në oborrin e dajve të tij, ndërsa për disa momente ai kishte tentuar t’i merrte lodrat e tij të vendosura sipër bunarit.
Siç mësohet, dërrasat të cilat ishin të vendosura mbi bunar, nuk e mbronë fare fëmijën ku si pasojë ai ra në pus dhe tragjikisht është nxjerrë pa shenja jete.