Protestuesit serbë edhe sot janë mbledhur para objekteve të komunave në veri për të kundërshtuar praninë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, e cila ndodhet aty prej 26 majit.
Protesta është e qetë ndërsa në Zveçan sot asaj i janë bashkuar edhe nxënësit të cilët kanë paralajmëruar se do të përformojnë aty.Numri i protestuesve për dallim nga java e kaluar, sot është dukshëm më i vogël.
Situata momentalisht e është e qetë në të tri qytetet ku po protestohet, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
KFOR-i po vazhdon t’i ruaj objektet e komunave ku ka vendosur edhe kordonin e sigurisë.