Valon Berisha: Franco Foda është trajner i duhur për Kosovën

Franco Foda para disa jave mori drejtimin e Kombëtares së Kosovës dhe me të në dy miqësore arriti një fitore ndaj Armenisë dhe një humbje nga Hungaria.

Trajner i duhur për Kosovën sipas futbollistit Valon Berisha është Franco Foda.

“Kemi pasur dy ndeshje shumë të mira. Armenia është kundërshtare vërtet e mirë. Kemi dominuar ndaj Hungarisë për 60 minuta dhe kemi humbur në mungesë të fatit”, ka thënë Berisha për “kleinezeitung.at”.

Berisha e vlerëson lëvizje të duhur angazhimin e Fodas.

“Na është dashur lëvizje e re, energji e re, ide të reja. Ai i solli të gjitha. Ai vërtet na impresionoi gjatë grumbullimit të parë. Foda dëshiron të luajë në sulm me intensitet, të fitojmë topin, të lëvizim shpejt dhe të kemi shumë goditje në portë. Pos kësaj është mentaliteti i tij gjerman. Kjo është krejt e kundërt me dy trajnerët tanë të kaluar. Idetë e Fodas iu përshtaten plotësisht lojës sonë, pasi kemi disa lojtarë shumë të shpejtë dhe ata mund të shfrytëzohen shumë mirë në këto momente transicioni”, ka theksuar Berisha.

Kosova do t’i ketë edhe dy miqësore të tjera gjatë qershorit, para se në shtator të fillojë Liga e Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *