Valbon Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të ShSKUK-së, ja kush do ta zëvendësojë atë

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në mbledhjen e  mbajtur sot  ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi.

Në njoftimin për media thuhet se Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar.

“Po ashtu,  ju njoftojmë se, bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka emëruar U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *