Hepavac-201 është i pari në botë për kancerin hepatik dhe po testohet në një spital në Napoli.
Pas disa studimeve dhe provave, vaksina është gati t`i jepet pacientit të parë që vuan nga karcinoma hepatocelulare pa efekte anësore akute. Tre pacientë të tjerë janë në listë duke pritur për të filluar trajtimin në muajt e ardhshëm.
Në total do të regjistrohen 10 pacientë.
Ekipi i specialistëve udhëhiqet nga koordinatori shkencor i projektit, Luigi Buonaguro.
Zhvillimi i kësaj vaksine ka filluar në vitin 2013 dhe rezultatet e para do të jenë më në fund të disponueshme deri në qershor të 2024-ës.
Krijimi i kësaj vaksina është mundësuar nga Bashkimi Europian.