Vaki kosovare: Uji i voktë i bën pikë e pesë një familje në Ranillug, kunati me kunatën përfundojnë në…

Konfliktet familjare janë të shpeshta në vend dhe ato ndodhin për motive të ndryshme, të cilat shpesh herë mund të jenë edhe banale. Në momentin kur situata mes familjarëve eskalon, ata kërkojnë edhe ndihmën e organeve të rendit për zgjidhjen e problemeve.

Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur në fshatin Ropotovë e Madhe në Ranillug, me ç’rast një burrë ka denoncuar kunatën e tij në Polici.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se burri ka deklaruar se kunata e tij vazhdimisht bën veprime ngacmuese, pasi që të dy banojnë në afërsi të njëri-tjetrit. Bazuar në dëshminë e tij, e dyshuara ndonëse ka banjën e saj private, sërish përdor banjën e viktimës duke ua harxhuar atyre ujin e nxehtë nga bojleri.

Përveç kësaj, viktima ka bërë me dije se e dyshuara ka kryer edhe veprime tjera të cilat e kanë shqetësuar atë, për shkak se në vendin e dedikuar për vendosjen e druve, ajo ka vendosur kashtë. Madje, sipas tij, ajo ka rrënuar shtëpinë e vjetër të familjes dhe ka dëmtuar kabllot e rrymës, duke lënë pa energji elektrike familjen e viktimës.

E dyshuara është arritur që të arrestohet dhe e njëjta u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, rasti ndaj të dyshuarës është iniciuar për dy vepra penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Ngacmim’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *