Përpos produkteve ushqimore në markete e derivateve, rritje të çmimeve janë vërejtur edhe në lokale.
Një lokal në Shtime i ka faturuar tre feferona një personi për 1.50 euro.
Këtë e ka treguar për Klankosova një lexuese e cila e ka dërguar edhe faturën në redaksinë tonë.
Në faturë, shihet se lokali në fjalë ka futur për pagesë edhe feferonat të cilët çdo herë janë shërbyer pa pagesë.