Vaki kosovare: Hajnat hyjnë në QMF të Kaçanikut, vjedhin krevatin dhe ilaçe

Para një jave, persona të panjohur kanë hyrë në Qendrën e Mjekësisë Familjarë më fshatin Shtraz të Kaçanikut, ku kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, hajnat kanë hyrë me forcë dhe e kanë hapur derën e objektit.

“Fsh. Shtraz, Kaçanik, 04.11.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i Shtëpisë së Shëndetit, ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur me forcë kanë hapur derën e objektit dhe nga aty kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore. Nuk dihet vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *