Disa gra nga Ukraina kanë filluar një iniciativë të veçantë për të ndihmuar ushtrinë e tyrë në luftë kundër Rusisë.
Ato kanë nisur të shesin foto të tyre nudo në rrjetin për të rritur “OnlyFans”, ndërsa deri më tani thuhet se kanë grumbulluar deri në 620.000 paund.
Gjithçka nisi pasi modelja Nastassia Nasko postoi në Tëitter një thirrje për të mbledhur para për të ndihmuar ushtrinë ukrainase, ndërsa shtoi me shaka se kush do të bënte donacion do të merrte si dhuratë një foto të saj të zhveshur. Vetëm pas 23 minutash ajo kishte dhjetëra mesazhe që kërkonin të dhuronin fonde.
Deri më tani i janë bashkuar 37 vajza të tjera kësaj nisme, që duket po jep rezultat./Neutral.al/