Vajza shqiptare godet policët me sa mundet pasi po ia arrestonin të dashurin, pastaj përfundon në spital…

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Vlorë pak momente më parë. Raportohet nga dëshmitarët nga vendngjarja se policia po shoqëronte një djalë të ri, por po haste në kundërshtimin e një vajze brune e cila godiste policin dhe për pak iu hodh sipër.

Nuk dihet saktësisht se për çfarë arsyeje policia po prangoste të riun, por vajza brune me kaçurrela dukej tepër e nevrikosur aq sa duket se vendos në vështirësi njërin prej policëve. Në vendngjarje duket një automjet dhe një motor i ndaluar.

Në media raportohet se fill pas shoqërimit të djalit në polici, vajzës i ka rënë të fikët. Ajo është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Vlorës por nuk dihet gjendja e saj.

Ndërkohë vlen të thuhet se ende nuk dihet as motivi i arrestimit të të riut që brunia me kaçurrela po e kundërshtonte me forcë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *