Vajza që bën twerk e pikëlluar për vrasjen e Brilantit: I dalin SMS-të “Ku je zemër, të vijë të të marr”

Pas disa VIP-ave, që reaguan lidhur me vrasjen e Brilant Martinaj, në mbiklaimin e Fushë-Krujës, ka shprehur pikëllim edhe Serena Sula, e cila ka publikuar në Instastory disa mesazhe që ka shkëmbyer me viktimën.

Ndërsa, thotë se nuk i besohet ajo që ka ndodhur. Serena zbulon se e ka pasur shokë dhe ka mbetur pa fjalë.

“Akoma s’më besohet kjo që ka ndodhur. Jam thjesht pa fjalë, tmerr.

Ngushëllimet e mia nga zemra familjarëve të vet.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen për djalin tuaj të vetëm.

Akoma s’më besohet se një shok si ti, një djalë i ri me të gjitha s’është më në këtë botë.

Eh kështu e paska jeta ndonjëherë, qenka shumë e padrejtë. U prehsh në paqe e të ndritë shpirti”, ka shkruar Sula.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *