Vajza e ministrit të Mbrojtjes: Nuk do futesha në BBV! S’ bëhem dot pjesë e një grupi njerëzish ku niveli i bisedës është aq i ulët

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi është mjaft aktive dhe e njohur në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan foto nga përditshmëria e saj, ndërsa së fundmi ka zhvilluar një “Ask Me” në llogarinë e saj në “Instagram” me ndjekësit e saj.

Kur është pyetur nga një ndjekës nëse do të dëshironte që të merrte pjesë në “Big Brother VIP”, Aleksia ndër të tjerash shprehet se nuk do të futej për shkak të personave të pranishëm

“Jo nuk do futem. E para jam në shkollë, e dyta pavarësisht se si produksion është shumë i arrirë, banorët e sivjetshëm me aq sa kam parë kanë probleme të theksuara me etikën, komunikimin, bashkëveprimin. Disa prej tyre përçojnë një farë ligësie që nga ekrani. Unë nuk bëhem dot pjesë e një grupi njerëzish ku niveli i bisedës është aq i ulët. Ose do dal që aty si McGregor pastaj”, shkruan Aleksia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *