Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në Hagë: “E sollëm ceremoninë te ti babi”

Vajza e ish-zëdhënësit të UÇK-sëJakup Krasniqit, Gresë Krasniqi është fejuar. Ajo ka vendosur që ceremoninë e fejesës ta kremtojë në qytetin e Hagës, atje ku prej dy vitesh po mbahet i arrestuar babai i saj.

Fejesën e bëri publike vet Gresa përmes një postimi emocionues në rrjetin social, Instagram. Ajo shkroi se kishin bërë një premtim me babain e saj që të jenë bashkë në të mirë e në të keq.

“E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë” – ka shkruar ndër tjera Gresa Krasniqi.

Postimi i plotë:

E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë!

Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhash diten që fillova te flas.

Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!

E jotja,

image 460

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *