Ushtria izraelite vrau një 15-vjeçar në Betlehem në Bregun Perëndimor të okupuar.
Ministria e Shendetësisë e Palestinës njoftoi se ushtria izraelite gjatë bastijes në Betlehem, duke e goditur në gjoks e vrau të riun Adem Ayyad.
Bastisje të ngjashme dje ushtria izraelite kreu në Jenin, ku mbetën të vrarë dy persona dhe tetë palestinezë të tjerë u plagosën.
Zyra e Komisarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha muajin e kaluar se në vitin 2022 ushtria izraelite vrau të paktën 150 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar. Ky është numri më i lartë i vdekjeve që nga viti 2005, kur OKB-ja filloi të mbante të dhëna.
OKB-ja tha se nuk mund të kërkohet një zgjidhje paqësore për sa kohë që pushtimi represiv izraelit vazhdon.