Metabolizmi juaj ngadalësohet gjatë natës andaj ju duhet të keni kujdes që të mos konsumoni shumë kalori para gjumit.
Makaronat
Një pjatë me makarona mund të jetë e lehtë për t`u përgatitur por nuk është gjëja më e mirë për të ngrënë përpara se të flini. Makaronat përmbajnë shumë karboidrate. Nëse ju shkoni për të fjetur, direkt pasi keni ngrënë makaronat, të gjitha karboidratet do të kthehen në shtim të vlerave kalorike. Përmbajtjet e makaronave si vaji, domatja, djathi vetëm do të ndikojnë në shëndoshjen e trupit tuaj. Për më tepër makaronat përmbajnë një indeks glicemie të lartë që ka nivel të lartë sheqeri. Kjo sasi ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak duke shkatërruar kështu gjumin e qetë dhe të rehatshëm.
Akullore
Akulloret mund të jenë trajtimi më i mirë i mundshëm gjatë kohës që jeni në shtrat, por ajo nuk është aq qetësuese sa njerëzit mendojnë. Akullorja është plot me kalori. Nëse e konsumoni natën, duhet të lejoni trupin që të djegë gjithë kaloritë përpara se ju të shkoni për të fjetur. Për më tepër rritja e sheqerit do të sjellë rritje të energjisë që do ju mbajë zgjuar gjithë natën. Një studim ka treguar një korelacion mes ushqimeve me sasi të lartë sheqeri dhe anktheve.
Alkooli
Disa njerëz besojnë se alkooli të ndihmon për të bërë një gjumë sa më të qetë. Kjo mund të ndodhë në disa njerëz, por sidoqoftë efekti i tij nuk do zgjatë shumë. Disa kërkime tregojnë se alkooli shkatërron aftësinë tonifikuese të trupit gjatë natës duke çuar disa herë në thirrje për t`u zgjuar. Për më tepër nje