Nënsekretari i Ministrisë italian të Punëve të Jashtme, Benedetto Della Vedova ka ardhur me një lajm të mirë për të gjithë kosovarët që duan të marrin një vizë për në Itali.
Ai ka thënë se Italia do të thjeshtësoj procesin për marrjen e vizës italiane për kosovarët deri në liberalizim të vizave, shkruan Neutral.al.
Vedova u shprehë se Italia përkrah Kosovën në procesin për liberalizim të vizave.
“Ajo çka mund të bëjmë si Itali deri të ndodhë liberalizimi është thjeshtësimi sa më shumë i procedurave për ata që kërkojnë viza të Italisë. Nuk mund të përgjigjem për dyshimet që kanë vendet tjera. Personalisht nuk kam frikë nga rritja e numrit te emigrantëve, por janë disa parti në Evropë qe e shohin si problem. Disa çështje që nuk priten kanë ndodhur me sulmin e pa justifikueshëm të Rusisë mbi Ukrainën”, deklaroi Vedova.
Ai shtoi se qasja e Kosovës në dialogun me Serbinë është e sinqertë, ndërsa sipas tij, Italia e përkrah përfshirjen e Bashkimit Evropian në gjetjen e zgjidhjes./Neutral.al/