Noizy është një ndër reperët më në zë të momentit! Fama dhe sukseset e tij janë gjithnjë shumë të komentuara.
Së fundmi, atij i është zbuluar një ‘sekret’.
Eraldo Rexho ka publikuar një rubrikë në “Instagram”, ku pyet ndjekësit: “Po sikur të flasim këtu, për ca të doni ju”.
Mirëpo dikush ka patur kuriozitet të madh për Noizy-n.
Ka të dashur Noizy?”- ishte pyetja.
Por ja si u përgjigj moderatori: “Ka derri, po s’tregon”.
Kujtojmë që koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Noizy ka treguar më herët se ka qenë sponsori i vetëm i “Alpha Show” dhe ka kushtuar mbi gjysmë milion euro.
“Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj. E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajtura të humbura ato para pavarësisht si do shkonte”, tha këngëtari.
Kujtojmë se Noizy e cilësoi koncertin si natën më të bukur të karrierës së tij.
“S’e dija sa ka qenë rekordi i biletave të shitura më parë, por mora vesh që është tejkaluar numri dhe ndihem mirë se atmosfera ishte në kulm. Të ftuarit janë njerëz me të cilët kam bashkëpunuar. mund të them se është nata më e bukur e karrierës sime. Kisha një staf të gjerë nga prapa që u mor me çdo detaj. Kanë qenë 200-300 veta që u angazhuan, kemi që në shkurt që merremi me organizimin e tij”, tha Noizy.