Manchester United fitoi me përmbysje fenomenale 2:1 ndaj Man City.
Gjatë 45 minutave të parë u zhvillua një lojë e zbehtë nga të dyja skuadrat.
Pa bërë gabime, u munduan të rrezikojnë portat e kundërshtarëve.
Rast të mirë shënimi për United kishte Bruno Fernandes, por goditi jashtë portës.
Gjithashtu mundësi të mirë për ‘Djajtë e Kuq’ kishte Marcus Rashford.
Edhe lojtarët e Man City krijuan raste, megjithatë të pamjaftueshme për të shënuar.
Pjesa e dytë nisi më furishëm, me Man City që morën iniciativën për gol.
Ata krijuan raste, teksa gjetën golin në minutën e 60`.
Pas një asistimi perfekt nga Kevin De Bruyne, ishte Jack Grealish që realizoi pak minuta pasi hyri në lojë.
Më pas United u vërsulën drejt portës së Ederson, me qëllim të barazimit të rezultatit.
Përveç që barazuan, ata madje edhe përmbysën rezultatin dhe këtë e bën brenda tre minutave.
Fillimisht në minutën e 80` ishte Bruno Fernandes që shënoi dhe çoi shifrat në 1:1.
Për të përmbysur gjithçka u përkujdes lojtari i momentit për United, Marcus Rashford.
Anglezi realizoi afër pesëmetërshit në minutën e 83` të takimit.
Me këtë fitore Man United ngjiten në vendin e tretë me 38 pikë.
Kurse, Man City qëndron në vendin e dytë me 39 sosh.